Lajmet e fundit

Jennifer Lawrence tashmë është përcaktuar të luajë një tjetër rol të një gruaje të fuqishme.
Ylli i Hollywood-it ka nënshkruar kontratë për të luajtur rolin e Marita Lorenz, gjermania e cila ishte e dashura e Fidel Castro’s, që përfundon e involvuar në operacionin e CIA për vrasjen e komunistit.
Jennifer e cila tani është 25 vjeçare, është ribashkuar me ekipin e American Hustle, skenaristin Eric Ëarren Singer për filmin që do të jetë prodhim i Sony Pictures, shkruan The Hollywood Reporter, transmeton Klan Kosova.
Aktorja ka marrë nominimin e katërt për çmimin Oscar javën e kaluar, për rolin e saj të Miracle Mop në filmin e Davis O Russell “Joy”.
Ajo e kishte fituar çmimin oskar në vitin 2013, për rolin e saj në filmin Silver Linings Playbook.
Edhe projekti i saj i ri me sa duket do të nominohet për çmimin, pasi që do të jetë një film i bazuar në një ngjarje të vërtetë, me spiunë, intrigë dhe romancë.
Filmi do të titullohet Marita dhe do të tregojë se si gjermania u takua me Castro’n në vitin 1959 dhe e filloi lidhjen me të kur ishte vetëm 19 vjeçare.
Ajo ishte rekrutuar nga CIA dhe ishte rikthyer në Kubë në vitin 1960, në një mision për vrasjen e Castro’s, mirëpo siç e thotë legjenda, dashuria fitoi.