Aktori Michael J. Fox ka thënë që kur e kishte parë Leonardo DiCaprion në filmin e Quentin Tarantinos, Once Upon A Time In Hollywood, ishte frymëzuar për t’u tërhequr nga aktrimi njëherë e mirë.
Foxi ishte diagnostifikuar me sëmundjen e Parkinsonit më 1991, në moshën 29-vjeçare.
“Mendova për Once Upon A Time...In Hollywood. Është një skenë ku personazhi i Leonardo DiCaprios nuk e mban më në mend tekstin”, ka thënë Foxi.
“Ai kthehet në zhveshtore dhe i bërtet vetes në pasqyre. Thjesht çmenduri”.
“E kam pasur këtë moment ku pata shikuar në pasqyre dhe pata menduar, ‘Nuk mund t’i mbaj më në mend. Epo, le të ecim tutje’. Ishte paqësore”.
https://www.youtube.com/watch?v=pAFUn4Dwk54
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.