18.06.2021 · përditësuar para 1843 dite1 min lexim
Filmi i animuar "Clara me mustaqe" ka fituar në festivalin "Annecy International Animation Film Festival” që organizohet në Francë.
Animacioni i metrazhit të shkurtë është me skenar dhe regji të Ilir Blakçorit, përcjellë klankosova.tv.
Në njoftimin e festivalit thuhet se "Clara me mustaqe" ka fituar çmimin "City of Annecy Award”.
Ky festival është njëri nga më të njohurit në botë dhe ky është edicioni i tij i 60-të.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.