‘’The Woman Who Left’’, është filmi dramë filipinas, që ka fituar çmimin Luani i Artë, për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Venecias.
Ky film është një dramë që paraqet të zezën dhe të bardhën punuar nga drejtori Lav Diaz, njofton Klan Kosova.
Përmes kësaj drame paraqitet historia e një mësueseje, etja për hakmarrje dhe ndjenjat e saj të faljes pas 30 vjetësh burg, për një krim që ajo nuk ka kryer.
Sipas Diaz ‘’The Woman Who Left’’, ka qenë një dëshmi për luftërat e Filipineve pas shekujve të sundimit lokal.
Në edicionin 73 të festivalit të filmit të Venecias, kanë konkurruar 20 filma, njofton Klan Kosova
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.