Lajmet e fundit

‘’Ballkoni’’ film me regji nga Lendita Zeqiraj, vjen kësisoj me suksesin e radhës.
Filmi dje ka fituar çmimin për filmin më të mirë të metrazhit të shkurtër në Festival des Südosteuropäischen Films.
Edicioni i parë i këtij festivali u organizua nga 10-13 qershor në Prima Center Berlin.
Juria e festivalit, e përbërë nga Harald Siebler, Ulrich Herrmann, Walter Kolbow dhe Joban Balov kanë zgjedhur më të mirët, e pos “Ballkonit” kanë marrë çmim edhe aktorja shqiptare Flonja Kodheli, për rolin e saj në filmin “Symposium”, “Aleksandar Bogdanovic për rolin e tij në “Bridge at the end of the Ëorld”, ndërsa regjisori më i mirë i festivalit është zgjedhur Branko Istvancic për filmin “Bridge at the end of the World”.