Lajmet e fundit
Filmi i Norika Sefës - “Cheers” ka marrë çmimin e filmit më të mirë në shqip, ndërsa aktori i vogël – Andi Bajgora, ka marrë shpërblim për lojën e tij në dy filma, “Cheers” dhe “Shok”.

Ka mbyllur mbrëmë edicionin e 13-të Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë.
Është filmi “Babai” me regji të Visar Morinës ai që ka marrë çmimin kryesor të mbrëmjes, atë për filmin më të mirë të metrazhit të gjatë.
Historia e një djaloshi dhe babait të tij, që tanimë ka marrë çmime në Karlovy Vary e në Munchen, ka marrë edhe pëlqimin e mediave, duke marrë kështu çmimin special të medias.
Filmi i Norika Sefës - “Cheers” ka marrë çmimin e filmit më të mirë në shqip, ndërsa aktori i vogël – Andi Bajgora, ka marrë shpërblim për lojën e tij në dy filma, “Cheers” dhe “Shok”.
Një mirënjohje speciale i është ndarë filmit “Kali” nga Yll Citaku dhe “Capsule” nga Irdit Kaso.
Filmi “Babai” e shtjellon rrëfimin e Norit (Val Maloku), një fëmijë që shet cigare në rrugë bashkë me të atin, Gëzimin (Astrit Kabashi), në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta. Babai përpiqet të gjejë një mënyrë për të emigruar në Gjermani, kurse i biri bën çdo gjë për të qenë me të.
Të zënë mes dëshirës për të qenë bashkë dhe nevojës për të përballuar jetën e vështirë, marrëdhënia babë-bir zhvillohet deri në pikën ku asgjë mes tyre nuk është më ashtu si ka qenë./kultplus