Lajmet e fundit
“Nori, një fëmijë që shet cigare në rrugë bashkë me të atin, mundohet t’i ndihmojë atij që të sigurojë kushtet për të emigruar në Gjermani”, është historia e filmit që do të ketë premierën ndërkombëtare në Republikën Çeke.

Filmi “Babai” do ta ketë premierën ndërkombëtare në konkurrencën zyrtare të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Karlovivari, në Republikën Çeke, që mbahet prej 3-11 korrik 2015.
Ky film na kthen në vitet e ’90-ta ku Gëzimi dëshiron të gjejë një mënyrë për të shkuar në Gjermani, e i biri bënë çdo gjë për të qenë me të.
Kjo është hera e parë që një film i metrazhit të gjatë nga Kosova merr pjesë në konkurrencën kryesore të KVIFF.
Visar Morina është regjisori i parë Kosova, i filmit, i të cilit merr pjesë në konkurrencën zyrtare të një festivali ndërkombëtar të filmit të metrazhit të gjatë të kategorisë A.