Lajmet e fundit

Viti që e lëmë pas ishte pothuajse viti i suksesit për kinematografinë kosovare, dicka të tillë e vërteton edhe filmi më i shiquar për 2015, në të cilin protagonistë kryesorë ishin aktorët Val Maloku dhe Astrit Kabashi.
Është pikërisht filmi kosovar ‘’Babai’’ i cili tashmë është bërë i njohur anë e kënd botës, e për rëndësinë e tij dhe sukseset të ftuar në Ora e Pasditës në Klan Kosova ishin edhe dy personazhet e lartpermendura të cilët e dërguan filmin për të fituar cmime të jashtzakonshme e jo të pakta në numër.
Sipas Val Malokut dhe Astrit Kabashit, filmi ‘’Babai’’ mori gjithësejt 16 cmime e që këto sipas tyre nuk do të jenë të vetmet ngase tashmë Vali ka pranuar edhe një rol për serialin e njohur botërisht ‘’The Legends’’, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq për aktorin kosovar të njohur Astrit Kabashi për të cilin përvoja në aktrim është mjaft e bujshme, pjesmarrja në këtë film sipas tij e bëri atë të ndihet krejt ndryshe por që gjithësesi sipas Kabashit filmi ‘’Babai’’ po të mos ishte regjisori Visar Morina asgjë nuk do të kishte arritur në dicka ku jemi tani.
Filmi kosovar tashmë si filmi i vitit për 2015 në Kosovë, u shfaq gjatë githë kohës edhe në kinematografitë e vendit ku në Prishtinë qëndroi pothuajse për 2 javë për të vazhduar në Prizren e Pejë, e gjithësesi që shfaqja e tij nuk do të ketë të ndalur as në 2016 pasi që aktorët Maloku dhe Kabashi njoftuan se qysh në mars të këtij viti ‘’Babai’’ do të shfaqet edhe në Gjermani, Austri, Zvicër e Francë.
E për Klan Kosova, aktorët kosovar njoftuan se me filmin ‘’Babai’’ do të marrin pjesë edhe në Festivalin e Filmit i cili do të mbahet në Suedi, e që gjithësesi duke besuar se këta të fundit do ta pasurojnë edhe më tutje kinematografinë me cmime të tjera për të i dhënë edhe më shumë vlerë filmit në fjalë, transmeton Klan Kosova.