Nga sot e deri më 8 maj në Teatrin e Gjilanit shfaqen disa nga filmat më të mirë evropian në kuadër të European Film Festival, e organizuar nga Europe House në bashkëpunim me organizatën Varg e Vi, për nder të Ditës së Evropës.
Programi i Festivalit hapet me shfaqjen e filmit "Jam mirë" (Gjermani, Itali, Luksemburg, Belgjikë), nga ora 19:00.
Nesër shfaqet filmi “Dodo” (Greqi), “Murina” (Kroaci) dhe “Vajza nga nesër (Itali).
Ndërsa, më 8 maj shfaqen filmat “Mitra” (Holandë), “Sirenat nuk qajnë” (Austri), dhe “Burri pa faj” (Slloveni), transmeton Klankosova.tv.

●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.