Lajmet e fundit

Për ata që do të kenë kohë dhe do të duan të relaksohen pas një dite të gjatë pune, BBC ka radhitur filmat që mund t’i shikoni gjatë nëntorit.
Lista mund të ishte më e gjatë, mirëpo nga stafi i BBC Culture janë përzgjedhur filma për adhuruesit e tyre, transmeton Klan Kosova.
Brooklyn
Nick Hornby e ka adaptuar novelën e Colm Toibin që ishte bestseller në një film fantastik. Bëhet fjalë për një grua që kthehet nga New York-u në vendlindjen e saj, në një qytet të vogël të Irlandës, pasi që gamilja e saj ka pësuar një tragjedi.
Carol
Filmi më i fundit i regjisorit Todd Haynes. Në të luan e famshmja Cate Blanchett, në rolin e një shtëpiakeje. Ngjarja zhvillohet në vitin 1950, dhe si histori është adoptuar nga novela erotike e Patricia Highsmith “The Price of Salt”.