Lajmet e fundit

Kur Michael Doston ishte në klasë të gjashtë, nëna e tij kishte filluar të punonte si dizajnere lojërash. Ai e kishte shikuar prej anash nënën e tij, teksa ajo I shndërronte personazhet dy dimensionale të filmave të animuar, në figura tri-dimensionale, shkruan Huffington Post, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa tani, Doston është rritur dhe është bërë piktor. Ai ka vendosur që figurat ikonike të filmave të Walt Disney, t’i pikturojë në mënyrën e tij.
Ai thotë se me filmat e Disney është rritur, dhe si për çdo amerikan tjetër ata filma e kanë influencuar jetën e tij. Ai thotë se “Të Përhiturën” dhe “Borëbardhën”, nuk e mbanë mend t’i ketë parë për të parën herë dhe se ata filma janë pjesë e jetës së tij.]