08.03.2017 · përditësuar para 3415 dite1 min lexim
Film për jetën e legjendës Tupac Shakur (VIDEO)
Kompania filmike Lionsgate ka fituar të drejtat për filmin biografik bazuar mbi jetën e reperit legjendar Tupac Shakur.
Drama biografike "All eyez on me" mban emrin e albumit të katërt dhe të fundit nga Tupac i cili ka shitur 10 mijë kopje në mbarë botën.
Xhirimet e këtij filmi kanë filluar në vitin 2015 ndërsa preimera do të shfaqet për herë parë në ditëlindjen e reperit të ndjerë me datën 16 qershor dita kur Tupac do të mbushte 46 po të ishte gjallë.
Aktorët e filmit janë Demetrius Shipp Jr. në rolin e Tupac Shakur, dhe aktorë tjerë si Danai Gurira, Kat Graham, Jamal Woolard, Dominic L. Santana, Lauren Cohen dhe Grace Gibson.
Filmi do të tregojë historinë e jetës së reperit që vdiq me datën 13 shtator të vitit 1996, pasi ishte qëlluar disa herë me armë gjatë një sulmi në Las Vegas.
Filmi është realizuar me regji të Benny Boom, ndërsa skenarin e kanë shkruar Jeremy Haft, Eddie Gonzalez dhe Steven Bagatourian.
Shikoni më poshtë traileerin e filmit:
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.