Lajmet e fundit

Lizzie Velasquez, është e diagnostifikuar me një sëmundje shumë të rrallë.
Sëmundja e saj parandalon grumbullimin e yndyrës në trup, kështu që përshpejton plakjen, transmeton Klan Kosova.
Edhe pse 26 vjeçare ajo në pamje duket si një grua shumë e moshuar.
Vleasquez, tregon se jeta e saj nuk ka qenë fare e lehtë sidomos pasi që shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë quajtur atë “si gruan më të shëmtuar në botë”.
Ajo tashmë njihet si një aktiviste dhe një person që me fjalimet e saj insprion shumë persona.
“Mu dashën shumë vjet, që të jem e gatshme ta shoh veten në pasqyrë”.
“Por është dashur që të mësohem ta dua veten nga brenda, kështu që ia arrita”.
“Unë kam arritur ta pranojë trupin dhe lëkurën time”.
“Por prapë më duhet ta theksojë, që mu është dashur shumë kohë”, është shprehur në një intervistë më 24 shtator Velasquez.
Për jetën e saj është interesuar edhe Sara Bordo e cila i kishte propozuar që të dokumentonte në një film.
Filmi “A Brave Heart” tregon për sprovat emocionale dhe fizike të vajzës që i ka inspiruar të gjithë me fjalimin e saj në TED talk.