Në vitin 1989, dy të rinj në takimin e tyre të parë shkuan për ta vizituar Institutin e Artit në Çikago.
Vite më vonë pikërisht takimi i tyre i parë do të paraqitet në ekranin e madh, kjo pasi që këta dy të rinj janë Barack e Michelle Obama, transmeton Klan Kosova.
Filmi i quajtur “Southside With You”, tregon historinë e bukur të dashurisë së çiftit të parë amerikan, premiera e së cilës do të mbahet sot më 26 gusht.
Southside With You është një film romatik i shkruar nga regjisori Richard Tanne dhe pothuajse i gjithë filmi shfaqë në ekranin e madh takimin e Obamëve në një mbrëmje të vitit 1989.
Rolin e të parit të SHBA-së e luan Parker Sawyers kurse të zonjës së parë Tika Sumpter.
Më poshtë mund ta shikoni trailerin e këtij filmi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.