Qysh nga ora 10:00 e mëngjesit në tendën e vendosur në sheshin "Nënë Tereza" në Gjakovë, ka filluar procesi i imunizimit me ekipet mobile për të gjithë ata qytetarë që nuk e kanë kryer këtë proces.
Makfirete Berisha, kryeinfermiere e vaksinimit në Gjakovë, ka thënë në Info Magazine në Klan Kosova, se deri tani procesi i vaksinimit po shkon në rregull.
"Qëllimi jonë është që të bëjmë vetdijësimin dhe edukimin e popullatës që duhet të marrin vaksinën kundër COVID-it. Kemi filluar në orën 10:00 dhe gjithçka është në rregull. Interesimi nuk është aq i madh. Ne e ofrojmë shërbimin e vaksinës së dozës së parë Pfizer dhe Astra Zeneca për të gjithë ata që nuk kanë pasë mundësi me ardh në sallën "Fehmi Agani".
"Të interesuar më shumë janë moshat më të reja, pasi moshat më të vjetra e kanë kryer në fillim. I kemi 16+ të interesuar për me marrë këtë vaksinë".
Berisha ka thënë që për momentin po punojnë dy ekipe mobile dhe ekipi i emergjencës.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.