Lajmet e fundit

Shkencëtarët në Kanada kanë filluar studimin më të madh në botë mbi efektet e gjumit në tru.
Një ekip nga Universiteti në Ontario, ka kërkuar nga persona të ndryshëm në tërë botën që të regjistrohen online, për të realizuar disa testime kognitive.
Lojërat në kompjuter, të dizajnuara specifikisht për këtë studim, testojnë aftësitë siç janë vendim marrja, kuptimi i gjuhëve dhe arsyeshmëria.
Ekipet do të mbledhin të dhënat nga këto testime dhe do të krahasojnë variablat, varësisht nga orët e gjumit që këta persona kanë fjetur.
Secili prej nesh kemi nevoja të ndryshme për gjumin, megjithatë në qoftë se mjaft persona bëhen pjesë e këtij studimi, atëherë kjo do t’ju ndihmonte shkencëtarëve që të kenë një numër të orëve të nevojshme të gjumit për një funksionim optimal të trurit.