Në Gjykatën Themelore në Pejë sot është duke u mbajtur seanca për vdekjen tragjike në aksident trafiku të kadetit të policisë, Floridian Shabaj.
Seanca në fjalë ka filluar nga ora 09:30.
Më 20 nëntor për rastin në fjalë kishte dalë para trupit gjykues Arsim Gërxhaliu.
Atij iu parashtruan disa pyetje nga prokurori i shtetit, Ersan Qavolli.
“Prej shokut hemorragjik kanë ndërruar jetë, janë mbledhur 2.1 litër gjak, mirëpo sikur të kishte në sallë operative, pa u mbledh ky gjak, sa ka ndodhur aksidenti, a ka pas mundësi me shpëtu?”, është shprehur Qavolli.
Gërxhaliu e mohoi një situatë të këtij lloji.
Ishte babai i viktimës ai që poashtu bëri pyetjen se a do të mund të mbijetonte 2-3 minuta.
Kjo, referuar deklaratave të të akuzuarve se në momentet kur iu afruan veturës kadeti po rënkonte me thirrjen “Oj nanë, ndihmë bre”.
Megjithatë edhe kjo nuk u konfirmua nga Gërxhaliu që thotë se gjendjet e tilla vështirë përcaktohen, por i ati i Florianit nuk u bind nga përgjigjet e ekspertit, ndaj kërkoi superekspertizë për të cilën nuk u pajtua pala e akuzuar, e që konstatoi edhe Gjykata e cila vendimin përfundimtar do ta marr më 10 janar. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=XVodRklUmew
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.