Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ka nisur dhënia e vërtetimeve për qytetarët të cilët kanë qenë me koronavirus.
“Me vendim të Nënkryetarit të Prishtinës, z. Muhedin Nushi, kemi filluar dhënien e vërtetimeve për qytetarët të cilët kanë qenë të diagnostikuar me COVID–19”, shkruan ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Ahmeti në njoftim thekson vërtetimi vlen vetëm për personat që kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19 në 180 ditët e fundit para publikimit të njoftimit në fjalë.

●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.