Instituti Albanologjik i Kosovës edhe këtë herë ka organizuar edicionin e shtatë të konferencës “Java e Albanologjisë”.
Në kuadër të shënimit të kësaj jave u mbajt konferenca shkencore kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe epokës së tij.
Në këtë takim morën pjesë shumë studiues, ku sipas tyre figura e heroit kombëtar është figura me të cilën duhet të krenohet i gjithë populli shqiptar.
Në këtë takim pjesëmarrës ishte edhe ish presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu i cili tha se ishte një strateg i luftës për mbrojtjen e tokave shqiptare.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.