Sot edhe zyrtarisht ka filluar gara botërore WTT Feeder Prishtina 2025, e cila do të zgjasë deri më 7 qershor.
Kjo garë është një nga ngjarjet më të rëndësishme të vitit në fushën e pingpongut, duke sjellë në kryeqytetin e Kosovës lojtarë elitarë nga e gjithë bota.
Dita fillon me sportistët kosovarë të cilët marrin pjesë në kategorinë e çifteve mikse, çifteve dhe individuale, njofton Federata e Pingpongut e Kosovës.
Për të gjithë adhuruesit e sportit, ndeshjet mund të ndiqen drejtpërdrejt online përmes platformave zyrtare të WTT.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.