Lajmet e fundit
Ura e gurit është ndryshuar. Ajo mund të kalohet vetëm nga anëtarët e vendeve që i lejojnë kosovarët të udhëtojnë pa viza.

Mëngjesi i hershëm i së shtunës, i gjeti me shumë punë anëtarët e festivalit DokuFest, sepse duan që gjithçka të shkojë mirë në hapjen solemne në mbrëmje.
Disa nga ta u angazhuan në akreditime, e të tjerët me rehatinë e mysafirëve, njofton Klan Kosova.
Meqenëse festivali ka për tematik migrimin, shatërvani është dekoruar me aeroplan.
Edhe ura e gurit është ndryshuar.
Ajo mund të kalohet vetëm nga anëtarët e vendeve që i lejojnë kosovarët të udhëtojnë pa viza.
Për sigurinë e qytetarëve dhe mysafirëve në Prizren do të kujdeset policia.
Ceremonia zyrtare e hapjes së festivalit do të bëhet në Kino Lumëbardhi.
Kronikë nga Rilind Mtoshi.