Lajmet e fundit

Konferenca e 42-të e drejtorëve të policive të kryeqyteteve evropiane ka filluar punimet.
Në hapje të saj, drejtori i rajonit të Prishtinës, nënkolonel Fehmi Xhata shpalosi para të pranishmëve një rezyme të etapave zhvillimore ndër vite të policisë së Kosovës.
Ndërkaq specialist të policisë së Kosovës nga njësitë e specializuara si dhe fusha e hetimit të krimeve kibernetike prezantuan para pjesëmarrësve të arriturat dhe nivelin e shkallës profesionale të këtyre njësive.
Prezantimet e tyre i paraqitën edhe përfaqësuesit nga Gjermania, Zvicra, Malta, Republika Çeke dhe Kroacia. Shqipëria u zgjodh vendi ku do të mbahet konferenca e radhës, pra e 43-ta me radhë, ndërkaq Estonia do të jetë vendi mikpritës pas Shqipërisë.