Lajmet e fundit

Qytetarët e Venecias edhe turistet kane filluar përgatitjet për karnavalin ne këtë vend.
Rrugët antike të Sheshit të Shën Markut, do të jenë të mbushura me vizitorë përgjatë dy javëve ku edhe organizohen shumë festa, përderisa do te ketë edhe ballo në vendet më joshëse të qytetin në ujë.
Të gjithë pjesëmarrësit duhet të vishen me rroba interesante e maska, e që shumica i kanë punuar vet.
Kjo traditë rrënjët i ka shekuj më parë, ku venecianët përmes maskave lejoheshin që të fshihnin identitetin e të bënin atë që dëshirojnë.
Kjo iu lejonte të varfërve për një periudhë të shkurtër të ndihen të barabartë me klasën e lartë.
Festivali i këtij viti do të zgjasë deri më 28 shkurt.







