Lajmet e fundit

Më tej ajo ka theksuar se Kosova krenohet me statusin e saj si anëtarëve vëzhguese e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë që nga 2014, dhe është e përkushtuar fuqishëm në zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Organizatën, si dhe me shtetet anëtare të saj. Ajo rikujtojë që në Konferencën e Ministrave të Frankofonisë që u mbajt në Paris në nëntor 2017, Kosova pranoi njohjen nga shteti i Madagaskar.
Ndërsa ambasadori i Francës në Kosovë, Didier CHABERT, falënderoi të gjithë për kontributin në organizimin e Javës së Frankofonisë në Kosovë duke përshëndetur përpjekjet e Kosovës për aktivitetet e sidomos Ministrinë e Punëve të Jashtme duke shtuar se vet prania e zëvendësministres së Jashtme të Kosovës, Rejhane Vuniqi, tregon përkushtimin dhe angazhimin që kjo Ministri ka.
Edhe diplomatët e Zvicrës dhe Belgjikës shprehen falënderimin e tyre për Ministrinë e Punëve të Jashtme, gjegjësisht zëvendësministren Vuniqi për angazhimin në mbështetje të kësaj ngjarje.
Gjatë këtij muaji do të ketë ngjarje të ndryshme artistike dhe kulturore që do t’i mundësojnë publikut të vlerësojë dinamizmin e rrjetit frankofon dhe pasurinë e gjuhës frënge dhe kulturës frankofone. Si dy ngjarje kryesore pritet të jenë ‘’Java e shijes’’ dhe ‘’Pranvera e Poetëve’’.
Kosova është anëtare e Organizatës Botërore të Frankofonisë nga viti 2014, njofton Klan Kosova.