Kanë përfunduar katër ndeshjet hapëse të sezonit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.
Ferizaj e ka befasuar kampionin në fuqi, Dritën, të cilën e mposhti me rezultat minimal prej 1-0 në shtëpi.
Ndërsa Prishtina ka marrë fitore të vështirë në udhëtim te Dukagjini, ku edhe pse ishte duke fituar me rezultat 0:2 në pjesën e parë, vendasit arritën që në pjesën e dytë ta barazonin rezultatin në 2:2.
Por, shpëtimtari i Prishtinës në ndeshjen hapëse ishte transferi i ri, Valmir Veliu, i cili realizoi në minutën e 82-të.
Befasi pati edhe në Malishevë, ku skuadra e sapo inkuadruar në Superligë, Prishtina e Re, e mposhti bindshëm skuadrën e këtij qyteti me rezultat 0:4.
Ndërsa pa gola përfundoi sfida në mes Drenicës dhe Llapit.
Të gjitha ndeshjet e Superligës janë transmetuar në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.