Lajmet e fundit

Filipinet janë shteti i parë në Azi që kanë rritur taksën e pijeve të ëmbëlsuara.
Kjo taksë, siç njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë, është rritur për 14 për qind, përcjellë Klan Kosova.
Ky hap thuhet se është ndërmarrë që të ulet konsumimi i këtyre pijeve, në mënyrë që të parandalohen obeziteti, mbipesha dhe sëmundje të tjera, si diabeti dhe sëmundje kardiovaskulare, ku katër nga dhjetë veta në Filipine vdesin si pasojë e këtyre sëmundjeve.
OBSH e ka mirëpritur kalimin e këtij ligji të cilin e ka quajtur historik.