Lajmet e fundit

Autoritetet në Filipine kanë lansuar një hetim lidhur me vaksinat kundër etheve tropikale të administruara tek 730,000 fëmijë, të cilat mund të paraqesin rrezik për shëndetin.
Javën e kaluar kompania farmaceutike franceze “Sanof” deklaroi që vaksinat e saj mund të përkeqësojnë sëmundjen tek personat që nuk ishin të infektuar paraprakisht.
Programi publik i imunizimin është suspenduar ditën e premte.
Ethet tropikale prekin më shumë se 400 milionë persona çdo vit në tërë botën.
Sëmundja e lindur nga mushkonjat është shkaktar kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve tek fëmijët në shtetet e Azisë dhe Amerikës Latine, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë./klankosova.tv/