Lajmet e fundit

Ekipi “Atletico Madrid” e ka konfirmuar kthimin e lojtarit, Filipe Luis duke u kthyer kështu në kryeqytetin spanjoll pas një viti kur ishte larguar për në ekipin “Chelsea”.
29-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje katër-vjeçarv ndërsa ka bërë vetëm 26 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat, duke fituar edhe Kupën e Ligës dhe Premier League.
"Chelsea Football Club ka pranuar sot marrëveshje me Atletico Madrid për transferimin e përhershëm të Filipe Luis," thoshte një deklaratë në faqen e internetit të klubit, transmeton Klan Kosova.
"Ne dëshirojmë atij të gjitha të mirat në të ardhmen” vazhdonte më tej kjo deklaratë.
Është raportuar se Atletico Madrid ka paguar 11.100.000 funta për një lojtar që e kanë shitur për 15.8 funta një vit më parë.