Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Atletico Madrid, Filipe Luis ka bërë krahasim mes liderit të Premier League, Leicester City dhe skuadrës së tij, të cilat janë duke rivalizuar skuadrat të cilat shpenzojnë shumë.
Leicester sivjet i ka lënë jashtë garës për titull skuadra e mëdha si Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Manchester United, duke u mposhtur vetëm tre herë këtë sezonë.
Në anën tjetër edhe Atletico Madrid është duke i bërë konkurrencë Barcelonës në La Liga, ekip të cilin e ka eliminuar edhe nga Champions League.
“Shikoni se çfarë është duke ndodhur këtë vit, Leicester janë klub modest dhe janë gati të shpallen kampion në Premier League”.
“Gjërat epike ndodhin në futboll. Po ashtu është dallimi edhe në buxhet, por ne jemi skuadër që zhvillojmë lojë ekipore”, ka thënë Luis.
Ai ka shtuar se asnjëra skuadër, as Atletico dhe as Leicester nuk kanë për brenda vetes mega yje, por që loja ekipore i ka bërë që të pozicionohen lartë në tabelë, shkruan goal.com, transmeton Klan Kosova.