Lajmet e fundit

Mbrojtësi brazilian, Filipe Luis, mund të rikthehet në vendlindje, respektivisht te Flamengo, sipas raportimeve të Marca.
33 vjeçari është agjent i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Atletico Madrid-in, duke i dhënë fund tetë vjetëve (jo rresht) te skuadra madrilene.
Ai pritet që të njoftojë për këtë lëvizje gjatë të dielës, duke u kthyer në ligën braziliane pas 15 vjetësh që kur ishte larguar drejt Ajaksit.