Lajmet e fundit

Portieri i Atletico Madridit Jan Oblak ka lënë të kuptohet se Filipe Luis do të largohet nga klub, për tu bashkuar me Paris Saint-Germain.
Sa i përket spekulimeve se a do të largohet Luis, Oblak pati këto fjalë, "thuhet, por ne duhet ta respektojmë vendimin e tij", njofton Klan Kosova.
Një raport në Cadena Ser theksoi se si kontrata e plotë e 33 vjeqarit me Atletin kishte ngecur pasi që lojtari thuhet se ishte i tërhequr nga oferta e PSG.
Braziliani ka mbetur nën hijen Lucas Hernandez sa i përket rolit të tij në Wanda Metropolitano, ndërsa kampionët francezë po kërkojn një zëvendësim për Yuri Berchiche.
"Situata është paksa e vështirë, por kjo është situata," i tha Oblak, gazetatëve spanjoll, transmeton KlanKosova.
Numri tre i Atletikos ka bërë 213 paraqitje për klubin si mbrojtës duke shënuar edhe 7 gola gjithsej.