Lajmet e fundit

Atletico Madrid janë të gatshëm që ta lënë të largohet Filipe Luis-in, sipas raportimeve të mediumit spanjoll, Marca.
Kontrata e përfaqësuesit të Brazilit është në gjashtë muajt e fundit, dhe me historinë e tij me lëndime të shpeshta si dhe me ngritjen e Lucas Hernandez-it, ai duket se po shkon drejt largimit të pashmangshëm.
33 vjeçari luan te klubi kryeqytetas që nga viti 2010, përpos sezonit 2014-2015 kur kishte shkuar te Chelsea.