25.11.2018 · përditësuar para 2784 dite1 min lexim
Filharmonia e Kosovës ka mbajtur një konferencë në lidhje me koncertin e Orkestrës së Filharmonisë i cili do të mbahet të hënën.
Koncerti do të dirixhohet nga Oscar Rubilar dhe pianistja që vjen nga Franca, Françoise Choveaux, njofton Klan Kosova.
Drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka thënë se kanë përgatitur një program të larmishëm me shumë tituj e vepra.
Ky program është përpiluar nga Filharmonia e Kosovës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë dhe si rezultat i bashkëpunimit ka ardhur pianistja Choveaux, e cila do të prezantohet me dy vepra ku në njërën do të performojë edhe si soliste.
Ndërkaq, Filharmonia do të luajë veprën dramatike të kompozitorit, Fahri Beqiri, që i dedikohet viteve të Skënderbeut.
Beqiri këtë vepër e ka kompozuar në vjetorin e Skënderbeut dhe do të interpretohet në 550 vjetorin e tij.
Në pjesën e dytë të koncertit do të ketë një risi me një gjeneratë të re të kompozitoreve të Mehdi Mengjiqit, të cilët do të performojnë veprën simfonike, "Dhimbje Simfonike " .
Dirigjenti Rubilar tha se është hera e parë që ai ka ardhur në Kosovë për të performuar.
“Ka qenë javë intensive per mua dhe jam shumë i lumtur për nesër se çfarë do të bëhet dhe se cili do të jetë rezultati. Unë jom i befasuar të takojë kompozitorët këtu dhe të shoh puneë e tyre. Ështe program interesant i ndryshëm dhe kontrast”, tha ai.
Po ashtu edhe pianistja franceze u shpreh e lumtur për pjesëmarrjen e saj në koncert si e ftuara e Ambasada Franceze në Kosovë.
"Unë jam shumë e lumtur të jem sot dhe nesër në Kosovë. Këtu do të takojë artistët e Kosovës dhe dirgjentin Oscar. Vepra ime do të jetë për dimrin dhe konceptin e dimrit".
Vepra e saj simbolizon fluskat e borës dhe stinën e dimrit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.