Kanë nisur përgatitjet për një prej koncerteve më të veçanta të këtij sezoni të Filharmonisë së Kosovës. Nën drejtimin e brazilianit Marcio da Silva, dirigjent i Hastings Philharmonic Orchestra, Filharmonia e Kosovës ka nisur përgatitjet për interpretimin e një prej oratoriumeve më të popullarizuara, “Messiah” nga Handel.
Ky koncert, i cili do të mbahet në dy shfaqje më 9 dhe 10 maj 2025 në Pallatin e Rinisë nga ora 19:30, i dedikohet dirigjentit të parë në Kosovë, Bahri Çela, njëherësh themeluesit të Filharmonisë së Kosovës. Koncerti do të shënojë gjithashtu 20-vjetorin e interpretimit të kësaj vepre nga Bahri Çela me Korin e Studentëve të Fakultetit të Arteve dhe Orkestrën e Profesorëve të Fakultetit të Arteve-DAM, së bashku me studentët e asaj kohe, transmeton Klankosova.tv.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.