Filharmonia e Kosovës më 17 shkurt organizon koncert në kuadër të shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të sjellin një program me vepra të kompozitorëve nga Kosova nën dirigjimin e Baki Jasharit.
Në njoftimin e Filharmonisë së Kosovës thuhet se koncerti do të nisë me veprën "Suita ilire" nga Mark Kaçinari, përcjell Klankosova.tv.
“Koncerti do të nisë me veprën "Suita ilire" nga Mark Kaçinari (në 90-vjetorin e lindjes së kompozitorit) dhe do të përfshijë tri vepra premierë: "Fantazi për piano" nga Blond Krasniqi me solist Shkëlzen Baftiarin (piano), poema simfonike "Mizer - Reçak" nga Liburn Jupolli dhe kantata "I miri i motrës" nga Korab Shaqiri me soliste Flaka Goranci (mexosoprano)”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, në njoftim thuhet se në atë mbrëmje do të interpretohen "Dies Irae" (Messa da Requiem) nga Giuseppe Verdi dhe "Vendi im" nga Valton Beqiri, siç thuhet aty, e kompozuar mbi temën e këngës "Mallëngjimi".

●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.