Lajmet e fundit

Sipas programit u interpretua vepra vokalo-instrumentale “Requiem” nga W.A Mozart nga Kori i Filharmonisë së Kosovës dhe Orkestra Simfonike në drejtimin e dirigjentit Rafet Rudi.
Ky koncert njëherit përkoi me 70 vjetorin e lindjes së dirigjentit Rudi.
Koncerti është homazh për gratë dhe vajzat që ndërruan jetë si pasojë e krimit të dhunës seksuale gjatë konfliktit dhe thirrje për mbështetje për të mbijetuarat e dhunës seksuale që vazhdojnë të vuajnë në heshtje.
Në rolin e solistëve u prezantuan sopranoja franceze Amelie de Broissia, mezzo-sopranoja kosovare Diellza Sylejmani, tenori Liridon Sadriu dhe bass-baritoni danez Lars Fosser.
Ky koncerti u mbështet nga Ministria e Kulturës, Ambasada Franceze në Kosovë dhe Kohavisioni, fuqizuar me mbështetjen e UN Women.