25.10.2019 · përditësuar para 2448 dite1 min lexim
Filarmonia e Kosovës ka mbajtur sot një koncert të quajtur “Një copëz argëtimi” dedikuar fëmijëve të moshave 7 deri 11 vjeç.
Me këtë rast janë interpretuar këngë të ndryshme për fëmijë, siç ishin “Zogjtë në Kafazë”, “Gomarët e egër të shpejtë”, “Breshkat”, “Akuariumi”, Kangurët”, “Qyqja në thellësinë e pyjeve”, “Mjellma”.
Ky koncert është hap drejt intensifikimet të paraqitjeve të tilla me qëllim të përfshirjes sa me të madhe të fëmijëve në koncerte dhe afrimin e tyre me muzikën.
Pjesëmarrës në këtë koncert ishin qindra fëmijë të shkollave të ndryshme fillore të Prishtinës, të cilët shijuan koncertin e bukur të Filarmonisë së Kosovës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.