Sonte me fillim nga ora 21:00, në kanalet e sportit në Artmotion vijnë ndeshjet kthyese, finale të 'play-off' të Ligës së Kampionëve.
Galatasaray - Molde, Panathinaikos - Braga dhe Young Boys - Maccabi Haifa do të transmetohen direkt.
Në ndeshjen e parë Galatasaray e ka fituar 3:2, Braga 2:1 dhe Young Boys - Maccabi Haifa është mbyllur 0:0.
Tri skuadra nga këto tri ndeshje do të kalojnë në grupet e Ligës së Kampionëve, ndërsa shorti hedhe të enjten nga ora 18:00 dhe transmetohet direkt në Artmotion.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.