Lajmet e fundit
Asi portugez ka dhënë arsyet e largimit të tij shumë të diskutuar nga Barcelona tek Real Madrid

Luis Figo ka dhënë një intervistë për faqen e La Liga, ku ka folur edhe për arsyet që e shtynë të largohej nga Barcelona drejt Realit.
"Te Barcelona nuk kam pasur një mbështetje të plotë. Nuk më konsideronin si pjesë e rëndësishme dhe nuk u trajtova si duhet. Këtu nuk përfshij tifozët, të cilët më kanë vlerësuar për aq kohë sa luajta, por e kam për zyrtarët e Barcelonës dhe drejtuesit e saj".
"E treguan në disa rrethana që nuk më shikonin si pjesë të rëndësishme të ekipit dhe asnjëherë nuk e kam kuptuar arsyen. Sigurisht që kjo ndikonte tek unë dhe pati rol të madh në momentin kur vendosa të pranoj ofertën e Realit", tha Figo.