Lajmet e fundit

Ish-futbollisti i Realit dhe Barcelonës, portugezi Luis Figo beson se Topi i Artë i fituar nga Kristiano Ronaldo është plotësisht i merituar Figo tregon se nuk ka asnjë dyshim se ylli i Realit të Madridit e ka merituar këtë çmim.
“Për këtë vit nuk kishte asnjë dyshim. Kristiano Ronaldo në Portugali është një ikonë e futbollit, një pikë referimi. Ai ka shkruar histori në futboll”, u shpreh Figo, shkruan gazeta Shekulli.