Lajmet e fundit
Legjenda e Los Blancose ka mbështetur Zinedine Zidanen për postin e trajnerit të Real Madridit.

Luis Figo ka thënë se Zinedine Zidane do të ishte zëvendësuesi më i mirë i Rafa Benitezit.
Strategut spanjoll është duke iu lëkundur karriga pas rezultateve jo të mira dhe marrëdhënieve që lënë shumë për të dëshiruar me skuadrën.
Në këto kushte shumë emra janë përfolur si zëvendësues të tij, por Figo mendon se Zidane do të ishte zgjedhja më e mirë.
“Mendoj se po, për shkak të objektivave të tij”.
“Andaj, nëse dëshironi të jeni trajner, dhe ai është trajner i ekipit të dytë, jam i sigurt se në kokën e tij e ka objektivin që një ditë ta drejtojë ekipin e parë”.