Drama erotike ‘’Fifty Shades Darker’’ është duke gëzuar suksesin e saj të gjithë anshëm.
Si vazhdim i ‘’Fifty Shades of Grey’’, skenat e ‘’Fifty Shades Darker’’ po bëhen edhe më të dashura për publikun e sidomos për gratë.
Këtë e vërtetojnë edhe bilanci i pjesëmarrjes së grave në ‘’Ladies Night’’, njofton Klan Kosova.
Bëhet e ditur që 110 mijë gra kanë qenë pjesë e shfaqjes të së mërkurës në Euroborg të Holandës për ta parë ‘’Fifty Shades Darker’’.
Ky është rekordi më i ri, gjë që dëshmon se Jamie Dornan si dhe Dakota Johnson po çmendin gratë me rolet e tyre.
Një rezultat i tillë vjen vetëm nga kinematë e Holandës, ndërkaq të tjera detaje rreth shikueshmërisë në kinematë e tjera të vendit publikohen së shpejti.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.