Lajmet e fundit

FIFA e ka refuzuar kërkesën e Leicester City që ta transferojë Adrien Silvën nga Sporting CP.
Klubi i Premier Ligës besoi se ata e kishin mposhtur afatin e fundit për transferime, të orës 11 të 31 gushtit, por kjo u mohua nga FIFA Transfer Matching System.
Ata ishin pajtuar që ta transferojnë për 29.5 milionë euro që ta sjellin portugezin në skuadër, por vendimi i fundit i FIFA-s thotë që ata nuk kishin arritur ta transferojnë në kohë.
Silva konsiderohej si zëvendësim i Danny Drinkwater i cili u transferua te Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.