Ëndrra e Kosovës për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror u ndërpre, pasi nuk arriti të sigurojë kualifikimin pas humbjes 1:0 nga Turqia.
Megjithatë, po qarkullon tashmë një skenar që mund të hapte një mundësi të re për “Dardanët”.
Gazetari i sportit Andi Shabani, në emisionin “Kosova Today”, ka folur për një mundësi hipotetike që lidhet me situatën gjeopolitike dhe pjesëmarrjen e Irani në Botëror.
“Po përflitet gjithnjë e më shumë se Irani, për shkak të situatës gjeopolitike dhe agresionit që po ndodh, mund të heqë dorë nga pjesëmarrja në Kampionatin Botëror, me arsyetimin se nuk duan të udhëtojnë në SHBA.Megjithatë, nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar se Irani ka vendosur të mos jetë pjesë e kampionatit. Kërkesë e tyre kohëve të fundit ka qenë që ndeshjet të mos i luajnë në SHBA, por në Meksikë ose në Kanada, kërkesë kjo që nuk është plotësuar nga FIFA", tha mes tjerash Shabani.
Por, a ekziston realisht një mundësi e tillë?
Për më shumë detaje, ndiqni videon e plotë:
https://youtu.be/Yr4Hhx7z7V0
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.