Lajmet e fundit

Rusia dhe Katari mund të kenë dhënë ryshfet për të siguruar të drejtën e mbajtjes së Kampionateve Botërore, ka thënë një këshilltar i Sepp Blatter.
Guido Tongoni, ka qenë person shumë i afërt i presidentit të Fifas, Blatter.
Ai ka thënë për BBC Sport, që në Fifa për shumë vite mund t`i arrish qëllimet e tua duke bërë bartjen e dollarëve me duart e tua.
Në Fifa thonë se hetimet ende janë në proces lidhur me këto spekulime dhe deri më tani nuk ka ndonjë provë për keqpërdorime, transmeton Klan Kosova.
Pranimi i ryshfeteve për kampionatet botërore të cilat do të mbahen në 2018 dhe 2022 janë subjekt i hetimeve të drejtësisë Zvicerane.
Domenico Scala, i cili është drejtor i departamentit të auditivit dhe pajtueshmërisë, ka thënë se nëse rezultatet e nxjerra nga hetueshmëria Zvicerane ose Amerikane tregojnë që ka pasur keqpërdorime lidhur me organizimet e këtyre kampionateve të ardhshme atëherë ato mund të anulohen.
Shtatë zyrtarë të lartë të Fifas janë arrestuar muajin e kaluar në një hotel zviceran, ku kanë qëndruar para mbajtjes së zgjedhjeve në Fifa.
Ata akuzohen nga drejtësia amerikane për keqpërdorim të detyrës dhe zhvatje të më shumë se 150 milionë dollarëve gjatë një periudhe prej 24 vitesh. / klankosova.tv