Lajmet e fundit
Barcelona ka marrë lajm të keq nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë.

FIFA e ka refuzuar kërkesën e Barcelonës për të regjistruar Arda Turanin, pas lëndimit të Rafinhas në përballje me Romën.
Kjo pasi Barcelona e ka të ndaluar që të regjistrojë futbollistë deri në janar të vitit të ardhshëm dhe nuk ka një arsye të qëndrueshme për ta ndërruar këtë gjë.
Vendimi i marrë thellon edhe më shumë ndarjen mes skuadrës katalane dhe FIFA-s, duke i bërë edhe më të ndera raportet e tyre. Ka kohë që Barça nuk dërgon zyrarët e saj të lartë në organizimet e trupës më të madhe të futbollit në botë.