Lajmet e fundit
Sulmuesi i Barcelonës pati ndeshje dhe pasndeshje të keqe ndaj Bolivisë, por tani i është lejuar që t'i bashkohet përfaqësueses në kualifikime

Lionel Messi i është hequr dënimi prej katër ndeshjesh moslojë, pas apelimit të vendimit të FIFA.
Sulmuesi i Barcelonës qe dënuar për shkak se besohej që kishte ofenduar gjyqtarin, në ndeshjen ndaj Bolivisë, të cilën Argjentina e pati humbur.
Por Komiteti i Apelit i FIFA ka vendosur që t'ia heqë këtë dënim, pasi nuk e ka gjetur argjentinasin fajtor në këtë rast.