Lajmet e fundit

FIFA dëshiron t’i rimarrë “ dhjetëra mijëra dollarët” të marrë ilegalisht nga anëtaret e saj dhe organizatat e tjera.
FIFA ndër të tjera ka deklaruar që zyrtarët e korruptuar të cilët kanë shërbyer në bordin ekzekutiv janë fajtor për shitjen e votave në ofertat konkurruese për Kupën Botërore.
Zyrtarë të mëparshëm, Chuck Blazer, Jack Warner dhe Jeffrey Webb janë ndër personat e paditur nga FIFA, e cila ka dorëzuar dokumentet e nevojshme tek autoritetet amerikane. Në total, 41 grupe dhe individë janë paditur në SHBA.
FIFA ka vlerësuar që miliona dollarë janë shmangur nga sporti ilegalisht përmes mitos dhe skemave korruptive të bartura nga të akuzuarit, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Trupi qeverisës i futbollit botëror ka qene i trazuar që nga maji 2015 ku një hetim amerikan ka ekspozuar korrupsionin shpërndarë deri tek majat e organizatës.