Një person është vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Fier.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në lagjen “16 prilli”, ku mbeti i vrarë E.J., 41 vjeç.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.