Federata Ruse e Basketbollit(RBF) ka pranuar një letër nga Federata Ndërkombëtare e Basketbollit (FIBA), në të cilën njoftohet se të gjitha përfaqësueset e Rusisë janë të suspenduara dhe nuk mund të marrin pjesë në gara ndërkombëtare, transmeton Klan Kosova.
Arsyet për këtë vendim janë skandalet brenda RBF dhe shtyrja e kongresit zgjedhor.
Përfaqësuesja e femrave U-18 pritej që të fillonte përgatitjet për Kampionatin Evropian në Slloveni më 30 korrik. Përfaqësueset tjera, të meshkujve dhe femrave U-16, gjithashtu, por asnjë nuk do të mund të marrin pjesë në gara.
Përjashtimi arsyetohet me ndërhyrjen e Gjykatës së Moskës në zgjedhjet presidenciale në Federatën Ruse të Basketbollit.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.